Atraksione lokale
BAJRAM CURRI
U themelua dhe u ndërtua gjatë kohës se komunizmit në vitin 1957. Emrir i qyteti vjen nga heroi kombetar Bajram Currit Kombëtar që luftoi në zonën e Tropojës. Në Bajram Curri mund të shihni arkitekturën e veçantë të muzeut të vjetër ose të vizitoni me një makinë 10 minuta me larg në fshatin Bujan Kullën e Mic Sokolit, një kullë / shtëpi tipike e Veriut.
PARKU KOMBËTAR VALBONA
Lugina e Valbonës është një nga vendet më të bukura në Shqipëri me një gjatësi prej 27 km. Është e pasur me florën dhe faunën dhe është një vend i përkryer për të bere ecje. Ka shtigje të ndryshme nga të lehtat poshte ne lugine deri te ato me sfidueset, sic eshte kalimi i qafes së Valbonës per në Theth ose ngjitja e majes se Jezereces.
Liqeni i FIERZes dhe KOMANint
Nëse keni kohë mund te beni një udhëtim me tragetin në Liqenin e Komanit dhe të shijoni bukurine e natyres e cila eshte cilesuar edhe nga Bradt Guides si “Një nga udhëtimet e me bukura me anije në botë”. Liqeni u krijua gjatë viteve ’70 nga hidrocentrali i Komanit dhe Fierzës. Shumë i krahasojnë malet përreth me fjordet norvegjeze.
Bjeshket e tropojes
Nëse jeni më shumë tip aktiv dhe doni ecje të gjata atëherë bjeshket e Tropojes janë destinacioni juaj i ardhshëm nga hoteli ynë. Ecni për rreth 6-7 orë në natyre, ose përdorni makina offroad 4×4 dhe beni një aventurë.